Infektohen me koronavirus 11 persona, të gjithë pjesëmarrës në një dasëm

62

Autoritetet kanë ndaluar çdo ceremoni martesore në vend, pasi grumbullimet në to mund të shtojnë rastet e infektimit me COVID-19.

Por duket se kjo ndalesë ka rënë në vesh të shurdhët.

Kjo, pasi dasmat zhvillohen ende në Shqipëri si dhe distanca në këto evente nuk rrespektohet. Njerëzit ulen së bashku si dhe të kapur dorë prej dore.

11 raste të reja janë raportuar në Krujë, të gjithë pjesëmarrës në një dasëm.

Pavarësisht se autoritetet marrin masa ndaj organizuesve dhe pronarëve të lokaleve kjo nuk i ka ndaluar ata të marrin prenotime.