Indrit Bajraktari rrëfen mbi ngjarjen ku 17 vjeçarja humbi jetën:”Kemi ecur me shpejtësi me motoskafin dhe…”

73

Indrit Bajraktari, i riu i cili do të duhet të vuajë dënimin për vrasje nga pakujdesia të 17 vjeçares Enisa Doda ka folur e ka dëshmuar mbi ngjarjen.

Sipas tij çdo gjë po shkonte mirë deri në momentin që i riu rriti shpejtësinë e motorrit të ujit.

Pas këtij veprimi të dy kanë rënë në det dhe ai ka humbur ndjenjat. Më tej ai ka menduar të shpëtojë duke notuar drejt bregut e pa ditur ku ishte vajza!

Dëshmia e plotë:

“Kam shkuar në Velipojë dhe jam takuar me Enisa Dodën, sepse kemi njohje familjare. Motra e saj është në Angli, ku jetoj edhe unë. Kemi hipur në një motoskaf uji që e kemi marrë për 30 minuta. Ende pa përfunduar, përreth 10 minuta, kemi ecur me shpejtësi me motoskafin dhe për një moment jemi përplasur me dallgët në det. Aty aksidentalisht jemi rrëzuar të dy në ujë ndërsa nuk kishim jelekët mbrojtës. Unë për disa çaste kam humbur ndjenjat, dhe pasi jam përmendur, kam nisur të notoj. Unë nuk e dija se çfarë ka ndodhur me vajzën, nëse ka notuar drejt bregut apo nëse e ka marrë dikush.

Mendova se mund të kishte dalë. Kam nisur të notoj dhe për një moment më është afruar një çift me një motoskaf tjetër dhe më thanë se do të lajmëronin pronarin e motoskafit që të vinin të më merrnin, sepse s’kishte vend pasi ishin dy vetë ata te motoskafi i tyre. Erdhi pronari dhe më mori në motoskaf dhe kemi dalë. Më ka pyetur për vajzën dhe i kam thënë se e kam nxjerrë në breg dhe se e ka marrë xhaxhai nga frika. Nuk dija ç’të thosha pasi kisha frikë. Pasi jemi rrëzuar të dy në ujë, nuk e kam pasur idenë aspak se çfarë ka ndodhur. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit në flokët e vajzës, sepse kemi rënë të dy. Unë e dija se vajza ishte 18 vjeçe dhe kam dalë duke qenë se njihem me motrën e saj. Unë jam i martuar dhe pres një fëmijë në Angli”.