Ballina BOTA Indonezi, policia shkrumbon 800 kg marijuanë

Indonezi, policia shkrumbon 800 kg marijuanë

Policia indoneziane shkrumboi 800 kilogramë marijuanë, duke e demonstruar në mënyrë spektakolare asgjësimin e kësaj droge të paligjshme.

Autoritetet e provincës Aceh, në veriperëndim të këtij shteti me shumicë myslimane, shkatërruan qindra paketime me marijuanë si dhe 19 kilogram metamfetaminë të sekuestruar këtë vit nga policia.

Pesë të dyshuarit në biznesin e drogës, me veshje ngjyrë portokalli u detyruan të marrin pjesë në këtë spektakël të pazakontë.

Provinca e Aceh-ut është një rajon konservator i shtrirë në skajin ekstrem të ishullit të Sumatras, pasi një sërë shkeljesh përfshirë konsumin e alkoolit, homoseksualitetin dhe tradhtinë bashkëshortore dënohen me goditje me kamxhik në publik.

Indonezia regjistrohet në mesin e shteteve më ndëshkues në fushën e drogave.