Indonezi, plan për kryeqytet të ri, Xhakarta do të fundoset në vitin 2050

0
5

Presidenti indonezian Joko Widodo deklaroi planin e qeverisë së tij për të zhvendosur kryeqytetin e vendit nga Xhakarta drejt Kalimantanit. Shkak është fundosja e pandalshme e gjithë rajonit ku është ndërtuar kryeqyteti aktual i Indonezisë.

Xhakarta ndërtuar mbi këneta të thara, në një rajon bregdetar ku përplasjen së paku 13 lumenj. Kjo ka bërë që Xhakartës t’i dobësohen themelet, nxitur kjo edhe nga zhvillimi i shpejtë urban dhe industrial i dekadave të fundit. Xhakarta ka sot mbi 10 milionë banorë dhe është ndër qytetet më të mëdha në botë.

Për më tepër, periferitë e Xhakartës nuk kanë një rrjet furnizimi me ujë, kështu që industritë dhe miliona banorë furnizohen nga ujërat e nëntokës, duke e përshpejtuar fundosjen e tij. Megjithë infrastrukturat e reja dhe digat e ndërtuara, sipas ekspertëve të mjedisit, në vitin 2050 një e treta e Xhakartës do të jetë plotësisht nën ujë.