Ballina BOTA Indonezi, inaugurohet linja e parë e metrosë

Indonezi, inaugurohet linja e parë e metrosë

epa07459509 Indonesian President Joko Widodo (C) stands on stage in front of a Jakarta Mass Rapid Transit (MRT) train during the MRT inauguration ceremony in Jakarta, Indonesia, 24 March 2019. The MRT Jakarta will operations will commence on 24 March. EPA/DITA ALANGKARA / POOL POOL PHOTO

Të dielën e sotme është inauguruar sot në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë, në vendin me ekonominë më të madhe të juglindjes aziatike, linja e parë e metrosë, me shpresën për të zvogëluar trafikun paralizues.

Linja që është hapur sot ka 7 stacione në sipërfaqe dhe 6 të tjera nëntokë, të ndërtuara nga dy konsorciume të ndërmarrjeve vendase dhe japoneze. Pasagjerët mund të udhëtojnë falas deri në fund të muajit, më pas çmimi do të jetë më pak së një euro.

Pak minuta pasi është prerë shiriti i inaugurimit të metrosë 16 kilometra e gjatë, presidenti Joko Widomo ka marrë pjesë në një tjetër ceremoni për fillimin e fazës së dytë të një linje të re, drejt veriut prej 8 kilometrash, e cila parashikohet të mbarojë në 2024.