Ballina BOTA Indonezi, gjendet balena e ngordhur me mbetje plastike në stomak

Indonezi, gjendet balena e ngordhur me mbetje plastike në stomak

Ekipet e shpëtimit në Indonezi gjetën trupin e një balene të ngordhur 9.4 metra në afërsi të ujërave Kapota në provincën Sulawesi.

Mbetjet në stomak përfshinin 115 gota plastike, 4 shishe plastike, 25 qese plastike, një thes najloni dhe më shumë se 1.000 copëza plastike të tjera.

Shkaku i ngordhjes së balenës nuk dihet ende.

“Edhe pse nuk kemi mundur të nxjerrim përfundimin e shkakut të ngordhjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme”, tha Dwi Suprapti, një koordinator i ruajtjes së specieve detare në WWF Indonesia.