Ballina Showbiz Indonezi, DJ i njohur humb jetën për të shpëtuar miken e tij.

Indonezi, DJ i njohur humb jetën për të shpëtuar miken e tij.

Një vdekje tragjike e absurde për DJ e famshëm të botës së muzikës orientale Adam Sky. Gjatë një feste mikja e tij, e gjetur më pas nudo kishte rënë nga ballkoni i pishinës luksoze në resortin Hillstone Vilas.

Adam ka tentuar ta shpëtojë , por është përplasur me një derë xhami.

Copat e xhamit i kanë depërtuar një arterie dhe më pas ka mbetur i pajetë nga humbja e një sasie të konsiderueshme gjaku. Sipas forcave të policisë të dy ishin të dehur.

Dhoma e tij kishte një tarracë panoramike , me pishinë private dhe të premten në mbremje (sipas orës tonë, të shtunën në mbrëmje) mbahej një festë private.

Më pas Zoia Lucantciev, mike e viktimës ka rënë nga tarraca ku ndodhej edhe pishina. Ajo ka shpëtuar me disa fraktura serioze në këmbë.

Duke dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë Adam Sky ka vrapuar për ndihmë duke u përplasur në mënyrë fatale me një derë xhami.

Adam, konsiderohet si një ndër DJ më të famshëm e të pasur ne Azi, ai numëron bashkëpunime me David Guetta, Scissors Sisters, Fatboy Slim,etj.