Ballina BOTA Indonezi, cunam vullkanik, 168 viktima

Indonezi, cunam vullkanik, 168 viktima

168 persona kanë humbur jetën pas një cunami vullkanik në Indonezi dhe numri i të zhdukurve ka arritur në 30.

Agjencia vendase për menaxhimin e fatkeqësive, BNPB njoftoi se rezultojnë edhe 745 të plagosur, dhe se provinca më e goditur është ajo e Bantenit, ku humbën jetën 126 persona.

“Numri pritet të rritet, ndërkohë që autoritetet po mbledhin të dhëna nga i gjithë vendit,” – theksoi zëdhënësi i BNPB-së, Sutopo Purwo Nugroho.