Ballina BOTA Indonezi, 373 viktima nga cunami

Indonezi, 373 viktima nga cunami

Bilanci i viktimave të cunamit që u shkaktua nga vullkani Anak Krakatau është rritur në 373. Dallgë gjigante u përplasën të shtunën mbi qytetet bregdetare në ishujt e Sumatrës dhe Javës.

Mendohet se aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje toke nën det, gjë që gjeneroi dallgët vdekjeprurëse. Plot 1.459 persona janë të lënduar, ndërsa 128 mbeten të zhdukur, sipas njoftimit zyrtar.

Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve, në mesin e frikës për një cunam të ri. Anak Krakatau shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë hi dhe tym.

Gjithashtu, së fundmi është dhënë alarmi për dallgë të reja në Sumatra e Java.