Ballina BOTA Indi, pije alkoolike me metanol gjatë festave, 39 të vdekur

Indi, pije alkoolike me metanol gjatë festave, 39 të vdekur

Të paktën 39 persona kanë vdekur në fshatra të ndryshme në veri të Indisë dhe 27 të tjerë janë helmuar pasi kanë konsumuar pije ilegale, të cilat përmbanin metanol toksik gjatë një feste tradicionale.

Policia ka arrestuar tetë furnizues dhe ka pezulluar 35 zyrtarë publikë, mes tyre 12 agjentë të policisë.

Policia ka thënë që 26 prej tyre kanë vdekur në vende të ndryshme të Shtetin e Uttar Pradesh, 306 km në lindje të kryeqytetit New Dehli, ndërsa 13 të tjerë kanë vdekur pranë Uttarakhand.

Vdekjet e shkaktuara nga pijet e paligjshme në Indi janë të zakonshme, ku më të varfrit nuk mund të blejnë dot pije të ligjshme. Ato ilegalet kushtojnë pak dhe shpesh herë u futen produkte kimike, përfshirë edhe ato me pesticide, për të rritur gradacionin e tyre.