Ballina BOTA Indi, përplaset autobusi, 29 pasagjerë humbin jetën

Indi, përplaset autobusi, 29 pasagjerë humbin jetën

Një autobus është përplasur në veri të Indisë, duke lënë 29 të vdekur. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe, sipas raportimeve të para nga mediat vendase, shkak i tragjedisë është bërë shpejtësia e autobusit.

Autoritetet vendore kanë bërë të ditur se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna, në afërsi të Agras. Autobusi po udhëtonte drejt Nju Delhit, kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e autostradës, duke rënë në një kanal.

Mësohet se edhe të paktën 18 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.