Indi/Ky polic ka një mënyrë shumë origjinale për t’i bindur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

60

India ka regjistruar 149 raste të reja të infektimit nga Covid-19, duke shënuar numrin më të lartë që kur erdhi pandemia në vend.

Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve tani është 873 duke shënuar 19 viktima. Shteti më i prekur është shteti perëndimor i Maharashtra me 180 raste, i ndjekur nga Kerala me 173

Një agjent i policisë indiane ka menduar të ndalojë personat që dalin nga shtëpia duke vendosur në kokë një helmetë të personalizuar në formë koronavirusi.

Rajesh Babu i cili inspekton rrugët e Chennai, një qytet me pamje nga Gjiri i Bengalit në Indinë lindore, ndalon çdo ditë automjetet dhe motoçikletat me këtë helmetë e cila po bën xhiron e rrjetit.