Ballina BOTA Indi, kapen 50 skelete njerëzish në një tren

Indi, kapen 50 skelete njerëzish në një tren

Të paktën 50 skelete njerëzish janë gjetur brenda një treni në stacionin hekurudhor Chapra në lagjen Saran të Bihar.

Mashinisti që po drejtonte trenin Balia-Sealdah Express është arrestuar nga policia.
Policia dyshon se skeletët po dërgoheshin nga Balia në Uttar Pradesh, ku do të kontrabandoheshin në Kinë përmes Butanit.

Mendohet se skeletët do të përdoreshin nga studentët e mjeksisë për eksperimente.
Mashinisti, i identifikuar si Sanjay Prasad, po merret në pyetje për të zbuluar detaje të reja mbi personat e tjerë që janë përfshirë në kontrabandimin e skeleteve.

Në vitin 2009, policia e Saran gjeti më shumë se 67 kafka njerëzish në një autobus dhe arrestoi një kontrabandist. Në prill 2004, 1000 kafka dhe pjesë të tjera të kufomave u kapën pranë lumit Falgu në Gaya.