Ballina BOTA Indi, inaugurohet ura më e gjatë në vend

Indi, inaugurohet ura më e gjatë në vend

Një nga veprat e reja indiane, e cila mbart emrin Bogibeel Bridge, me 4,92 kilometra gjatësi, e cilësuar si ura më e gjatë e Indisë, është inaguruar sot.

Shiritin e inaugurimit e ka prerë vetë kryeministri indian Narendra Modi. Ura që kalon mbi lumin Bramhaputra, lidh Dibrugarh, në shtetin e Assam në Pasighat, me Arunachal Pradesh.

Në pjesën më të lartë të urës ka tre korsi për makina, ndërsa poshtë, 32 metra në lartësi nga lumi janë ndërtuar dy binarë hekurudhorë.

Për të përfunduar këtë vepër të nisur në 1997 janë dashur 21 vjet.

Data e zgjedhur për inaugurim përkon me ditën e lindjes së Atal Binari Vajpayee, politikani qe vdiq disa muaj më parë, dhe që në 2002, në rolin e kryeministrit i kishte dhënë udhë punimeve për këtë urë, edhe pse kishin nisur në 1997. Vlera totale e urës është rreth 738 milion euro.