Ballina BOTA Indi, hanë ushqim në tempull, 10 të vdekur e dhjetëra të sëmurë

Indi, hanë ushqim në tempull, 10 të vdekur e dhjetëra të sëmurë

Dhjetë persona gjetën vdekjen dhe shumë të tjerë u sëmurën pasi hëngrën një kerri me perime gjatë një ceremonie në një tempull në Indi. Tempulli i Maramas ndodhet në Chamarajnagar, në pjesën jugore të vendit.

Adhuruesit u shërbyen ushqime të përshkruara si “pulë me perime”. Mes të vdekurve nga tragjedia është edhe një vajzë 10 vjeçare. Mysafirët në ceremoni me sa duket filluan të sëmuren brenda një ore duke ngrënë “Prasadin”, një ushqim i konsideruar fetar.

Policia thuhet se po heton rastin, ndërsa dy persona janë arrestuar mes frikës se ushqimi u helmua qëllimisht.

Një besimtar tha: – “Ne erdhëm në tempull dhe na dhanë oriz me domate me aromë të fortë. Disa njerëz konsumuan ushqimin dhe u sëmurën. Shumë të tjerë hodhën ushqimin dhe u shpëtuan”.