Ballina BOTA Indi, elefanti përpiqet të përmbysë një makinë

Indi, elefanti përpiqet të përmbysë një makinë

Në parkun Jim Corbett, parku më i vjetër kombëtar i Indisë, një elefant është përpjekur të përmbysë një makinë në mes të rrugës.

Makina i përkiste dy mësuesve, të cilët teksa shkonin në punë janë gjetur përballë me kafshën.

Të dy shumë të frikësuar kanë dalë nga makina dhe janë larguar në këmbë me vrap. Rojet e pyllit kanë dëgjuar zhurma dhe kanë shkuar në vendngjarje. Elefanti po luante me makinën dhe e shtynte me forcë duke e nxjerrë jashtë rruge.

Rojet janë përpjekur ti tërheqin vëmendjen duke bërtitur, por më pas kanë gjuajtur me pushkë në ajër, për ta bërë të largohet në pyll.