Ballina BOTA Indi, 70 viktima dhe 200 të shtruar në spital nga alkooli toksik

Indi, 70 viktima dhe 200 të shtruar në spital nga alkooli toksik

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë po trajtohen në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike, në Indinë verilindore.

Disa gra janë mes viktimave dhe të gjitha punonin në plantacionet e çajit në shtetin Assam.

E gjithë kjo ndodh dy javë pasi një pije alkolike me ngjyrë i kishte marrë jetën më shumë se 100 personave në shtetet veriore të Utarpradeshit dhe Utarakhandit. Numri i viktimave në rastin e fundit, sipas raporteve lokale, pritet të rritet.

Sipas policisë, 58 persona kishin humbur jetën si pasojë e konsumit të alkoolit të paligjshëm, ndërsa 12 të tjerë si pasojë e konsumit të një likeri helmues. Viktimat e alkoolit të prodhuar ilegalisht, që është shumë më i lirë se pijet e kontrolluara, janë të zakonshme në Indi.

Një komision hetimor është ngritur për të shqyrtuar rastet, ndërsa policia thotë se ka arrestuar një person që kishte shitur alkoolin, ndërsa dy zyrtarë ishin pezulluar pasi nuk kishin marrë masat e nevojshme për të penguar shitjen e tij.