Ballina BOTA Indi, 2 avionë rrëzohen gjatë demostrimit

Indi, 2 avionë rrëzohen gjatë demostrimit

Dy avionë të Forcave Ajrore të Indisë, të njohur si Surya Kiran (Rrezet e Diellit), u rrëzuan gjatë Aero India Show 2019, raportojnë mediat lokale. Pilotët, të paktën tre në total në të dy aeroplanët, raportohet të jenë nxjerrë në mënyrë të sigurtë.

Aeroplanët u rrëzuan pranë bazës Yelahanka, pranë qytetit jugor të Bangalorit. Pilotët thuhet se po provonin aftësitë e tyre për edicionin e XII të Aero India Show. Detajet se si ndodhi aksidenti ende nuk dihen. Ndërkohë, fotografitë dhe videot që shfaqen në mediat sociale tregojnë një grumbull të madh tymi që ngrihet në qiell.

Ekipi i Surya Kiran Aerobatics u formua në vitin 1996 dhe është pjesë e një numri të fluturimeve demonstruese. Ekipi u rindërtua dy vjet më parë, pak pasi u pezullua në vitin 2011.

Aero India Show është një ekspozitë hapësinore që zhvillohet çdo dy vjet.