Ballina BOTA Indi, 19 vjeçarja digjet e gjallë nga i ati.

Indi, 19 vjeçarja digjet e gjallë nga i ati.

Tragjedi në Indi. Një çift i sapomartuar janë spërkatur me vajgur dhe kanë mbetur viktima të flakëve. Vajza, vetëm 19 vjeçe ka humbur jetën.

Dyshimet e policisë janë përqëndruar tek i ati, i cili rezulton bashkë me dy vëllezërit e vajzës i zhdukur që prej ditës së ngjarjes.

Shkak i këtij veprimi makabër dyshohet të jetë martesa me bashkëshortin, që i përkiste një kaste tjetër.

Të dy ishin martuar , pa bekimin e familjeve , fshehtas 6 muaj më parë.

Në Indi praktikohet ende kultura e kastave, ku dy persona të kastave të ndryshme në parim nuk lejohet të lidhin martesë.