Incidente gjatë natës së djeshme në Itali, një 13 vjeçar humb jetën

140

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i mitur 13 vjeç ka humbur jetën gjatë natës së ndërrimit të viteve.

13 vjeçari mori plagë të rënda në bark, pas shpërthimit të fishekzjarreve, pavarësisht dërgimit të tij në urgjencë, ai nuk mundi të mbijetonte.

Por incidentet gjatë natës nuk janë ndalur. Një grua e cila po festonte ndërrimin e vitit në shtëpinë e nënës, gjatë qëndrimit në ballkon është goditur me një plumb. Fatmirësisht ajo është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Edhe në qytetin e Solofras, u godit një 16 vjeçar nga fishekzjarret dhe rrezikon të humbasë syrin e dorën e djathtë për shkak të plagëve të rënda.