Incident te Metalurgjiku në Elbasan, 3 punonjës rëndë

45

Një incident është shënuar paraditen e sotme në një fabrikë tek ish-Kombinati Metalurgjik në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se tre punonjës kanë mbetur të lënduar, dyshohet në gjendje të rëndë.

Policia tha zyrtarisht se në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar tre punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç,  O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem.

Rrethanat e ngjarjes nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.