Incident para zyrave të PD në Kavajë, i riu qëllohet me armë zjarri, Basha në vendngjarje, detajet e para

74

Të shtëna me armë janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Kavajës, përpara zyrës elektorale të Partisë Demokratike.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital. Ai u identifikua si Bledar Oshtuni, 25 –vjeç.

Menjëherë pas të shtënave, është nisur drejt vendit të ngjarjes kryedemokrati Lulzim Basha.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Njëri prej autorëve të ngjarjes, Ndriçim Jonuzi rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës teksa në 2007 është dënuar me 8 vite heqje lirie.