Ballina Aktualitet Incident i rëndë me avionin e linjës Tiranë – Ancona

Incident i rëndë me avionin e linjës Tiranë – Ancona

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm me avionin e linjës Tiranë – Ancona. Pasagjerët të terrorizuar kanë bërë të ditur se kanë parë të dilte tym nga avioni dhe mjeti ka bërë ulje të detyruar.

Një pasagjer u shpreh se avioni u nis nga aeroporti i Rinasit në orën 07:30, por pas daljes së tymit nga motorët avioni u ul dhe shtoi se avioni ishte shumë i vjetër.

Mësohet se në bordin e avionit kanë qënë 45 pasagjerë dhe se avioni ka qenë i kompanisë “Blue Panorama”.