Ballina Kuriozitete Inati po ju shëndosh? Ç’thotë shkenca për zemërimin!

Inati po ju shëndosh? Ç’thotë shkenca për zemërimin!

Zemërimi/inati s’konsiston vetëm te humori jo i mirë dhe të bërtiturit

Ekzistojnë disa lloje zemërimi, ku secili gëzon simptomat e veta si: akuzimi i vetes, të qarit, agresivitet e të tjera.

Përpos ndikimeve të tjera, zemërimi është i lidhur drejtpërdrejtë edhe me peshën tonë. Inat = më shumë kilogramë!

E gjitha nis me adrenalinën

Inati ndikon jo vetëm në gjendjen tonë emocionale, por edhe në proceset kimike të trupit tonë. Kur inatosemi çlirohet adrenalinë duke shkaktuar ankth. Për shkak të rrjedhjes së gjakut në organe e muskuj, teksa ndjeni zemërim nuk jeni aspak të uritur, ndonëse e gjitha kjo ka një efekt afatshkurtër.

Pas rënies së nivelit të adrenalinës, na lind nevojë për të zëvendësuar energjinë e humbur, arsye përse nisim të hamë pa ndalim. Kështu, për të ngushëlluar veten dhe për të sjellë gëzim jemi të gatshëm të konsumojmë edhe ushqime që nuk janë aspak të shëndetshme për ne.

Ç’mund të bëni:

Përpiquni të mos hani, me idenë se po i shpëtoni stresit. Kushtojini kujdes dietës dhe ndaloni të ngrënit sapo kuptoni që jeni ngopur tejmase.

Ankthi/inati është arsye për t’u stresuar

Ankthi shton stresin dhe bashkë me të nivelin e hormonit të kortizolit, që dëmton zemrën, rrit presionin e gjakut dhe ndikon në peshë. Kortizoli e shndërron sheqerin në yndyrë dhe pengon tretjen. E gjitha kjo përkthehet në shtim në peshë.

Ç’mund të bëni:

Largojini emocionet negative duke qenë sa më shumë aktivë përgjatë ditës. Shkoni në palestër, bëni stërvitje ose shëtisni.

Humbasim kontrollin e të ngrënit

Stresi sjell pagjumësi e ndërsa vetë pagjumësia çon në mungesë energjie. Kështu gjejmë ngushëllim te karbohidratet, karamelet, pijet e gazuara dhe shumë ushqime të tjera të pashëndetshme. Nisur nga e gjitha kjo, do të keni vështirësi në kontrollin e oreksit.

Ç’mund të bëni:

Gjeni një mënyrë për të rivendosur harmoninë në jetën tuaj. Diçka të tillë mund ta arrini duke lexuar, takuar miqtë apo bërë një gjë që ju sjell paqe apo kënaqësi.