Ballina Aktualitet Ilir Meta, e vë mandatin tim në dispozicion të zgjidhjes së krizës

Ilir Meta, e vë mandatin tim në dispozicion të zgjidhjes së krizës

Në një deklaratë publike, ku njoftoi gatishmërinë e tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në funksion të zgjidhjes së krizës politike, Presidenti Ilir Meta, shkon edhe më tej, ndërsa thotë se është i gatshëm të lë edhe mandantin e tij Presidencial.

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë. 

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhet në deklaratën e kreut të shtetit, i cili apelon partitë të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.