Ballina Showbiz Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Ilda Bejleri dhe Klevis Balliu i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Lidhja e moderatores Ilda Bejleri dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, arriti të mbahej shumë e fshehtë prej të dyve. Ata nuk publikuan asnjë foto bashkë dhe nuk pranuan asgjë nëpër intervista, me dëshirën që ta shijonin romancën larg syrit të publikut.

Por informacionet për nisjen dhe përfundimin e saj u mësuan përmes burimeve brenda çiftit. Në prill të vitit të kaluar, moderatorja dhe politikani u mësua se i dhanë fund romancës së tyre. Por më pas çifti u ribashkua, madje duke i bërë gjërat më serioze pasi në verën e 2018-s planifikuan të bashkëjetonin.

Tani disa burime tregojnë se Ilda dhe Klevisi janë ndarë përfundimisht. Pavarësisht se debatet dhe ndarjet mes çiftit kanë qenë të shpeshta, sipas burimeve këtë herë nuk do të ketë më kthim pas.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet që çuan dyshen drejt këtij vendimi dhe nuk pritet as ndonjë reagim prej tyre, duke marrë parasysh faktin se nuk e pranuan kurrë lidhjen.