Ballina BOTA Ilaçet e rreme që po ju rrezikojnë jetën

Ilaçet e rreme që po ju rrezikojnë jetën

Në fund të vitit 2012, 60 njerëz vdiqën në dy qytete në Pakistan pas shurupit të kollës që e pinë për t’u qetësuar nga kolla.

Testet e kryera në Pakistan treguan se ilaçet duket se përmbanin sasi korrekte të përbërësit aktiv, por testet e mëtejshme zbuluan diçka që nuk duhej të ishte aty. Levomethorphan, një lëndë kimike pesë herë më e fortë se morfina, ishte përbërësi që kishte shkaktuar vdekje.

Në shtator 2013, 44 fëmijë në Paraguaji u pranuan në spital e vështirsi në frymëmarrje. Doli që fëmijët të gjithë kishin marë shurup kolle dhe hetuesit më vonë zbuluan se kjo gjë erdhi nga i njëjti grup që kishte shkaktuar vdekjen në Pakistan.

Mjekët në Paraguaj ishin në gjendje të administronin një antidotë dhe ti shpëtonijn fëmijët. Një paralajmërim i Organizatës Botërore të Shëndetsisë renditi ilaçet e fabrikës indiane që mund të ishin të kontaminuara. Deri atëhere përbërësi ishte transportuar në vende të shumta në Evropë, Afrikën Verirore, Lindjen e Mesme, ajo tashmë ishte bërë ilaç kolle në Kolumbi dhe Peru, por u ndalua para se të arrinin pacientët.

Ky ilaç u quajt i dobët për shkak të efektit negative që ai pati. Një ilaç i tillë mund të arrijë pacientët anembanë botës pa u zbuluar se është aq i dëmshëm sa nuk mund të imagjinohet.