Ballina Aktualitet “Iku dhe ky”/ Kuksiani vret ariun dhe e reklamon në rrjetet sociale,...

“Iku dhe ky”/ Kuksiani vret ariun dhe e reklamon në rrjetet sociale, vijnë reagimet e ashpra

Nuk kanë të mbaruar rastet e sjelljes makabre kundrejt kafshëve, ku më i fundit është ai i vrasjes së një ariu në Kukës.

Ka qenë “Federata e Shqiptare e Gjuetisë” e cila ka postuar pamjet e ariut të vrarë, e madje edhe komentin që ishte bërë në faqen “Gjuetari Pista Kukës”.

Faqja pasi ka postuar foton, ka komentuar: Iku dhe ky. Kjo ka sjellë reagime të shumta nga shoqatat që mbrojnë kafshët.

Edhe pse është e ndaluar me ligj gjuetia ndaj kafshëve, ka pasur raste të shumta të vrasjeve të kafshëve.

Denoncim

Dje ne portalin “Gjuetari Pista Kukes” ishte hedhur nje foto me ariun e vrare me komentin:

IKU DHE KY.

Kjo eshte nje sjellje makabre kundrejt nje kafshe te mbrojtur me ligj nga nje njeri i papergjegjshem qe s’ka te beje fare me kulturen,etiken dhe moralin e nje gjuetari profesionist.

Kerkojme nga strukturat drejtuese te shoqates se gjuetareve”Ajet Fetahu”Kukes ta evidentoje kete person dhe ta denoncoje ne Komisariatin e Policise.

Hedhim poshte me neveri dhe indinjate te thelle kete veprim kriminal,ashtu sikunder ju bejme thirrje te gjitha OJF-ve mjedisore qe te mos bejne vetem propagande por te veprojne ne teren duke kerkuar edhe bashkepunimin e shoqatave te gjuetareve qe ne asnje cast nuk ju ka munguar.

Vetem keshtu do ta fitojme luften kunder kontrabandisteve te gjuetise. Koha ka treguar se jane gjuetaret e vertete ata qe mbrojne gjahun dhe gjuetine.

Një episod i rëndë me dhunimin e kafshëve ndodhi në Mat para disa ditësh, ku një ujk u masakrua nga disa banorë.

5dcd45fb7f311Screenshot_2.png

Pamje të ariut të vrarë