Ikona e futbollit gjerman diagnostikohet me kancer, i nënshtrohet operacionit

60

Ikona gjermane e futbollit Michael Ballack është i sëmurë me kancer. Lajmi tronditës u publikua në gazetën gjermane BILD.

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Mynih e Chelsea, i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

Sipas BILD zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit të datëlindjes 1976 ndodhi rreth një muaj më parë, duke kërkuar operacionin të domosdoshëm.

Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Ballack ka nisur një rikuperim i gjatë e i vështirë.