IKMT lajmëron operacion për prishjen e disa ndërtimeve në bregdet

74

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.

Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara.

Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Zyberaj tha se nuk do të tolerojmë asnjë shkelës të ligjit.