Ballina Aktualitet Ikën Zaev pas ‘JO’ së negociatave! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme...

Ikën Zaev pas ‘JO’ së negociatave! Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski. Pas marrjes së ”Jo” nga BE për çeljen e negociatave Zoran Zaev është larguar nga posti i kryeministrit, e ndërsa qeveria tranzitore do të drejtohet nga presidenti Pendarovski.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të liderëve u shpreh se kjo datë pavarësisht kundërshtimeve që ka pasur opozita në fillim, u vendos në dakordësi të plotë. Ai zbulon se propozimi i partisë së drejtuar prej tij, LSDM -së ishte muaji dhjetor, por më pas u caktua 12 prilli.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga  Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev.