Ballina KULTURË “Ikardi e tradhtonte Vandën”, në Argjentinë zbardhin prapaskena: I gjeti telefonin dhe…

“Ikardi e tradhtonte Vandën”, në Argjentinë zbardhin prapaskena: I gjeti telefonin dhe…

Vanda Nara dhe Mauro Ikardi duken një çift shumë i fortë dhe i qëndrueshëm, veçanërisht pas “luftës” së fundit, që sulmuesi e bashkëshortja e tij po bëjnë ndaj Inteirt.

Për më shumë se pesë vite bashkë, të dy nuk janë kursyer për t’i shprehur besnikërinë njëri-tjetrit, por në Argjentinë hedhin dritë për një episod të ndodhur në fillimet e lidhjes së Narës e Ikardit.

Sipas Angel de Brito, një prezantues i njohur televiziv në Argjentinë, ky i fundit zbulon se në fillim të historisë mes Vandës dhe Mauros, tashmë agjentja e sulmuesit, kishte zbuluar një celular të fshehtë tek Mauro, të cilin ai e përdorte për të folur me femra të tjera.

“Kur Vanda dhe Mauro u njohën, Ikardi kishte dy telefonë, dhe njëri u zhduk një ditë. Një telefon ishte ai ‘zyrtari’, ndërsa tjetri përdorej për ‘gjëra të vogla’. Dhe një ditë, këto ‘gjërat e vogla’ dolën në sipërfaqe, kur çifti nuk ishte ende i martuar. Vanda u tërbua nga ky fakt, dhe teksa të dy gjendeshin në një jaht, ajo e mori telefonin dhe e fluturoi direkt e në det” – shprehet prezantuesi argjentinas.