Ilirjan Lezo është 47-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në zonën e Ali Demit, në Tiranë.
Mësohet se ai ishte punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe dyshohet se aktin e vetëvrasjes e kreu me armën e shërbimit.
Janë të paqarta arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
Po punohet për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.