Personi i gjetur ditën e sotme i pajetë në liqenin e Pogradecit është identifikuar.
Mësohet se ai është Sotiraq Ilo, një i moshuar që kishte humbur kontaktet me familjen prej mëngjesit të kësaj të diele.
Trupi i tij u gjet në vendin e quajtur ‘’Ura e qytetit’’, dhe nuk janë vënë re shenja dhune.
Policia ka nisur hetimet për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.