Ballina Aktualitet Identifikohet autori i vrasjes së Nard Polisë, burg 3 bashkëpunëtorëve

Identifikohet autori i vrasjes së Nard Polisë, burg 3 bashkëpunëtorëve

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre të arrestuarit e ditës së djeshme, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e Nard Polisë.

Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, ndërsa Policia ka bërë të mundur idetifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit. Ai është Kristian Sulaj, vëllai i Alfred Martinit por ka ndryshuar mbiemrin.

Autori kryesor i vrasjes dyshohet se ka kaluar nga pika kufitare e Muriqanit dhe është arratisur nga Shkodra.

Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake  si dhe i kanë ofruar strehim.

Dy vëllezërit Toma janë shprehur se i kanë dhënë makinën tip “Audi” vëllezërve Martini, ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën. Nga ana tjetër hetimet vijojnë intesivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur biznesmeni Nard Polia.