Ballina SPORT Icardi pranë Juventusit, te Interi zgjedhin pasuesin e argjentinasit

Icardi pranë Juventusit, te Interi zgjedhin pasuesin e argjentinasit

Juventus është kthyer në ndjekje të Mauro Icardi. “Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë nga raporti tashmë i prishur mes sulmuesit argjentinas dhe Interit, pasi klubi zikaltër i hoqi atij shiritin e kapitenit. Ndryshe nga vera e shkuar, ky mision tashmë është i lehtë për kampionët italinë, sidomos pas lajmeve të fundit se Inter është që tani në kërkim të zëvendësuesit.

C 29 Fotogallery 1024459 Imagegallery Imagegalleryitem 1 Image

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, klubi zikaltër ka gati një listë për merkaton e ardhshme. Në krye të saj qëndron sulmuesi i Romës, Edin Dzeko. Përveç futbollistit boshnjak, alterantiva për Interin janë sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata dhe ai i Paris SG, Edison Cavani.