Ibiza/Dy të rinj humbin jetën duke rënë nga ballkoni, dyshimet e para

23

Dy të rinj vdiqën natën duke gdhirë dita e sotme në Ibiza pasi ranë nga një ballkon i katit të katërt të një hoteli.

Të dy, një djalë 26 vjeç dhe një vajzë 21 vjeçe, po qëndronin në të njëjtën dhomë të hotelit Torre del Mar, bënë të ditur burime nga Komuna e Ibiza.

Sipas burimeve nga Policia Kombëtare Spanjolle e cituar nga media Iberike, vajza ishte me kombësi të dyfishtë italiane dhe spanjolle, ndërsa djali ishte me origjinë marokene.

Hetimi i dinamikës së ngjarjes ka nxjerrë se djaloshi është hedhur nga ballkoni disa momente pas rënies së vajzës.

Dyshimet janë se vajza ka vdekur pas një sherri që pati me partnerin. Në grindje e sipër ai e ka shtyrë dhe kur pa se ajo ra dhe vdiq, është tmerruar dhe i ka dhënë fund jetës duke u hedhur dhe ai.