Blerësi personal i aktorit Kevin Hart është akuzuar për vjedhje nga ylli amerikan.
Dyshohet se ky person i ka vjedhur artistit mbi 1 milion dollarë (730,000 £).
Dylan Jason Syer, filloi të punonte për aktorin në vitin 2015 dhe dyshohet se ai ka përdorur kartat e kreditit të Hart për të blerë gjithashtu gjëra për veten.
Këto para janë vjedhur midis tetorit 2017 dhe shkurt 2019.
29 vjeçari do të paraqitet në Gjykatë më 17 shkurt dhe nëse dënohet, do të vuajë 25 vjet burg.
Prokurorja e Qarkut të Queens, Melinda Katz, pretendoi se të riut, si blerës personal (personal shopper) iu dha aksesi në kartat e kreditit të aktorit.
Më tej u vu re se ai po shpenzonte “shuma astronomike parash”.
Pas blerjeve me këto shuma, ai postonte gjithnjë foto në llogarinë e tij në Instagram.