I vuri flakën zyrës arsimore në Fier, identifikohet autori dhe motivi

375

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Fier ku u dogj godina e Drejtorisë Arsimore.

Autori i kësaj ngjarjeje u identifikua si Indrit Alushaj, 33-vjeç.
Ai i vuri flakën katit të dytë të kësaj godine, pasi dëshironte me ngulm të punonte me kontratë të përhershme pune në këtë institucion.

33 vjeçari mësohet se është diplomuar për pikturë në Universitetin e Arteve dhe punonte si specialist në DAR, por me kontratë provizore.

Kur u njoftua se nuk do mund të punonte më në institucion autori ka marrë një shishe benzinë dhe pas orës 15:00 ka ndërmarrë veprimin hakmarrës.