I vetmi pa maskë në aeroportin e Italisë, a do të vetëizolohet Gent Cakaj?

72

I vetmi pa maskë! Kjo ishte ajo që mund të shihej lehtësisht nga fotot e publikuara ku 30 mjekë e infermierë shkuan në Itali për të ndihmuar në shtetin fqinj.

Gent Cakaj siç shihet edhe në foto ishte personi i vetëm që nuk kishte vendosur maskë. Prej ditësh ka qarkulluar pyetja nëse ky veprim i pakujdesshëm i ministrit do t’i kushtonte atij vetëizolimin. Përgjigjia e pyetjes mesa duket ka ardhur. Sipas televizionit A2, mësohet se Cakaj është izoluar dhe po punon nga shtëpia.

Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse ministri po qëndron i vetëkarantinuar sepse ishte në Itali dhe në kthim duhet të ndjekë procedurën e vetëkarantinimit si çdo shtetas apo se izolimi ka të bëjë me mos vendosjen e maskës pa marrë shembull nga homologu i tij italian Di Maio cili u shfaq në aeroport me maskë.