I shtruar në Sanatorium me COVID-19, humb jetën i dënuari

50

Nuk ia ka dalë të mbijetojë një nga 10 të dënuarit me koronavirus, në burgun e Drenovës.

Mësohet se viktima ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, gjeti vdekjen.

Pacienti i vdekur, Caush Banaj, 74 vjeç, vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe ishte i dënuar për vrasje.

Sakaq shtatë nga të infektuarit e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë, i cili është kthyer në spital Covid.

Ndërkohë dy pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në qendrën spitalore të burgjeve.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.