Ballina Kronikë I shpallur në kërkim për vënie eksplozivi në makina dhe biznese, arrestohet...

I shpallur në kërkim për vënie eksplozivi në makina dhe biznese, arrestohet 42-vjeçari

Arrestohet në qytetin e Vlorës një 42-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që nga viti 2017, pasi dyshohej si i përfshirë në ngjarje me eksploziv.

Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, bazuar në informacione në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, në rrugën “Janaq Kilica”, kanë  bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit me inicialet A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.