I shpallur në kërkim për përdhunim, arrestohet 35 vjeçari në Shkodër

39

Policia e Shtetit bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Për këtë arsye është ndaluar një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”.