Një shqiptar i dënuar në Itali është vënë në pranga nga autoritetet shqiptare.
37-vjeçari me inicialet K. Ç, nga Mifoli i Vlorës, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”.
Akuzohet për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.