I shpallur në kërkim, 33 vjeçari arrestohet në kufi

19

Kapet në Kakavijë një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë arrestuar në pikën kufitare shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.