I shiti italianit 53 kg në formë çokollate, kush është i arrestuari/EMRI

47

Identifikohet dhe vihet në pranga shitësi i dyshuar i lëndës narkotike në formë çokollate ndaj, shtetasit italian i cili u arrestua pesë ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan, Shkodër në tentativë për të trafikuar drejt Italisë lëndën narkotike.

Në vijim të punës për dokumentimin ligjor të tentativës për trafikim të 53 kilogramë marijuanë në formë çokollate në drejtim të Italisë, nga hetimet e kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarjeje.

Uniformat blu të Shkodrës në bashkëpunim me ato të Kavajës bënë kapjen dhe ndalimin e 36-vjeçarit Emiljano Leka, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky i riu i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.