Ballina Aktualitet I sapozgjedhur kryetar! Gjinushi i kthehet gazetares: Je shumë e eksituar, shko...

I sapozgjedhur kryetar! Gjinushi i kthehet gazetares: Je shumë e eksituar, shko mjekohu

Në përfundim të procesit të votimit, Gjinushi doli para medieve si triumfues i këtyre zgjedhjeve, edhe pse në garë ishte ai i vetëm.

Mesa duket gazetarja nuk bëri pyetjen që ai priste, çka bëri që Gjinushi “të dalë nga vetja” duke dhënë një përgjigje absurde. Fakti që është kryetar i Akademisë së Shkenca, që supozohet të jetë elita e shoqërisë, e bën këtë përgjigje edhe me skandaloze.

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë

Gjinushi: Mos bëj pytje që s’kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s’ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?

Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu

Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë.