I rrahu motrën para syve, 15 vjeçari qëllon dy herë mbi kunatin me armën e babait

177

Një krim në familje është parandaluar në kohë në Vlorë.

15 vjeçari E. Koço ka qëlluar dy herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça pasi ky i fundit ka rrahur motrën e 15 vjeçarit në lagjen Partizani, Vlorë.

Muça kishte shkuar në familjen e vajzës, pasi prej disa ditësh ishin drejt ndarjes. Gjatë sqarimit të tyre, situata ka agravuar duke degjeneruar në konflikt fizik. Në këtë moment, 15 vjeçari ka rrëmbyer një armë të babait, i cili është efektiv pranë paraburgimit, Vlorë.

Mësohet se një plumb e ka goditur 25 vjeçarin Xhuliano Muça në gjymtyrë, ndërsa plumbi tjetër nuk e ka qëlluar.

Policia ka shoqëruar punonjësin e policisë së burgut shtetasin Altin Koço, babain e 15 vjeçarit për sqarime të mëtejshme.

Në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja pistolete, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave.