I riu solli nga Anglia 12 milionë lekë, i sekuestrohen në Portin e Durrësit

67

Një djalë i ri nga Tirana ka arritur të fitojë në Angli 120 milionë lekë të vjetra dhe i ka nisur për në Shqipëri nëpërmjet Italisë, por paratë iu kanë sekuestruar nga policia në Portin e Durrësit.

Në furgonin që vinte i dyshuari, u gjetën 16 pako ku në total kishte 86.740 paund që shihni në foto ose 121 milionë lekë të vjetra.

Për këtë sasi parash u arrestua në flagrancë 21 vjeçari Enes Haxhiu, që tani akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.