I riu shqiptar i shpëton vdekjes mrekullisht, u hodh nga shkëmbi për në ujë, por nuk kishte thellësi

63

Një i ri shqiptar për pak sa nuk ka humbur jetën, teksa ishte me pushime në një nga plazhet e Çezenës.

24 vjeçari u hodh me kokë nga një shkëmb duke mos ditur që në atë vend nuk kishte thellësi.

Ai ra me kokë dhe mori plagë të shumta.

Djali shqiptar u ndihmua nga disa pushues të tjerë dhe u dërgua me urgjencë në spital me anë të një helikopteri.

Bëhet me dije se gjendja e tij është e stabilizuar.